Botë
Erdogani bisedon me Trumpin, diskutohet për krijimin e një zone të sigurt në Siri
15.01.2019 13:52
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, me të cilin kanë biseduar rreth Sirisë....

Siç tha presidenti turk, ai kishte një bisedë telefonike “pozitive” me Trumpin, në të cilën kanë diskutuar për krijimin e një zone të sigurt në Siri. Bisedimet midis Erdoganit dhe Trumpit erdhën pasi ky i fundit kërcënoi të shkatërronte ekonomikisht Turqinë nëse forcat turke sulmojnë kurdët në Siri pas tërheqjes së trupave amerikanë.
