Kulturë

Ko Un, takon ministren Kançevska Milevska

19.08.2014 16:20

Fituesi i "Kurorës së artë" të “Mbrëmjeve strugane të poezisë” për vitin 2014, poeti koreano-jugor, Ko Un...

Fituesi i "Kurorës së artë" të “Mbrëmjeve strugane të poezisë” për vitin 2014, poeti koreano-jugor, Ko Un, mbajti takim me ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
 
Nëse ky vend aq shumë e do poezinë dhe ka dëshirë të zjarrtë për të, kjo nuk është rastësi, poezia gjithmonë ka qenë këtu dhe ajo këtu do të qëndrojë, tha me këtë rast poeti.
 
“Poezia nuk është vetëm këngë e parajsës, ajo është edhe kënga e tokës dhe nëse ky vend aq shumë e do poezinë dhe ka dëshirë të zjarrtë për të, kjo nuk është rastësi. Poezia gjithmonë ka qene këtu, ajo këtu do të qëndrojë. Unë shpresoj se ju gjithmonë do të qëndroni  me poezinë, e cila është jo vetëm një zhanër, por edhe ritmi i qenies njerëzore”- deklaroi shkrimtari, Ko Un.
 
“Fituesi i “Mbrëmjeve strugane”, do ta fitojë çmimin më prestigjioz, “ Kurora e artë”. Ky çmim do t’i jepet poetit më të shpërblyer, Ko Un. Jam e  bindur se ky çmim do të jetë një nxitje për urat lidhëse shpirtërore në mes të letërsisë maqedonase, aziatike, koreane”- theksoi ministrja e Kulturë, Elizabeta Kançevska.
 
Poeti koreano-jugor, Un (1933), ka famë të poetit kombëtar dhe është mes emrave më të shquar të poezisë botërore.
 
Ka botuar 140 libra, prej të cilave 50 janë libra me poezi.
 
Krijimtaria e tërësishme është publikuar para disa viteve në 40 vëllime. Alen Ginzbergun, e ka përshkruar si "poet i madh, kombinim i mjeshtërisë budiste, liberal i pasionuar politik dhe natyralist historik", ndërsa poezia e Ko Un e pasqyron shpirtin korean.
 
Në vendim të bordit të MSP-së që ai të jetë laureati i sivjetshëm, të marrë në shkurt të këtij viti, ishte theksuar se shpërblimi i ndahet për "...realizimet e larta artistike, shprehjen e veçantë poetike dhe fuqinë e senzibilitetit poetik, përmes të cilit njerëzimi është thelluar në krijimtarinë poetike".
 
"Mirënjohja "Kurora e artë", Ko Un-it do t'i ndahet më 24 gusht, në manifestimin "Urat", në suaza të mbrëmjeve të 53-ta strugane të poezisë. 
 
ARDITA IMERI