Botë
20 vjetori i masakrës së Reçakut, Haradinaj: Lirinë e solli gjaku i dëshmorëve
15.01.2019 17:49
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës kanë përkujtuar 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, në të cilën u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat paramilitare serbe....

Në shënimin e përvjetorit të kësaj ngjarjeje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se rruga e lirisë së vendit është ndërtuar nga gjaku i këtyre dëshmorëve. Serbia është dëbuar për të mos u kthyer më kurrë, Kosova është duke u forcuar dhe është obligim që të ndërtohet vendi ashtu siç ëndërruan heronjtë tanë.
