Basketboll
Maqedonia nesër kundër Belgjikës
19.08.2014 16:23
Reprezentacioni I Maqedonisë në basketboll po trason rrugë të sigurtë për të marr pjesë në Samitin...

Reprezentacioni I Maqedonisë në basketboll po trason rrugë të sigurtë për të marr pjesë në Samitin kontinental në basketboll, I cili do të mbahet më vitin 2015.
Pas tri fitoreve nga poaq takime duhet të ndodhë vetëm qudia që Maqedonia mos të jetë pjesë e kampionatit evropian në basketboll, për herë të pestë pas mëvetësimit.
Aleksandar Xhikiq, trajneri I reprezentacionit të basketbollit është I kënaqur si me lojën njashtu edhe me rezultatin e arritur. “Jemi duke krijuar nje formacion homogjen I cili do të jetë në gjendje të arrijë suksese edhe më të mëdha se këto të fundit. Vetëm le të vazhdon kështu,do të bëhet mirë” është I opinionit Xhikiq.
Basketbollistët e Maqedonisë ndeshjen e tretë në transfertë do ta zhvillojnë kundër Belgjikës, nesër me fillim në orën 20 e 30. Nëse shënojnë fitore edhe në këtë takim, atëherë do të ishte ky triumfi I katërt rishtazi, i treti në mysafirllëk. Pas këtij takimi, basketbollistët e Maqedonisë do të zhvillojnë dy takimet e fundit në teren të vet.
SAMI ADEMI