Botë

Kenia, sulm në një hotel në Nairobi, 15 të vdekur

16.01.2019 10:30

Militantët e grupit islamik, Al-Shabab, kanë sulmuar mbrëmë një hotel luksoz në kryeqytetin e Kenias, Nairobi...

Militantët  e grupit islamik, Al-Shabab, kanë sulmuar mbrëmë një hotel luksoz në kryeqytetin e Kenias, Nairobi,  duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Rrethimi I hotelit ka përfunduar mbrëmë, megjithatë të shtëna janë dëgjuar edhe mëngjesin e sotëm.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, në mesin e personave të vdekur është një amerikan. Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta, konfirmoi se të gjithë sulmuesit janë “eliminuar”, por pa dhënë një shifër të qartë për numrin e tyre.

Kenia është përballur me një varg sulmesh terroriste në vjetët e fundit, sidomos në zonat afër kufirit me Somalinë, ku është edhe baza e grupit militant Al-Shabab, të  lidhur me al-Kaedën, që  edhe në të kaluarën ka goditur Kenian.