Botë

Kryeimami saudit, kritikon xhihadistët

19.08.2014 17:11

Kryeimami i Arabisë Saudite, Abdel Aziz Al-Sheikh, ka kritikuar ashpër xhihadistët e “Shtetit Islam” dhe ata të “Al-Qaedas”...

Kryeimami i Arabisë Saudite, Abdel Aziz Al-Sheikh, ka kritikuar ashpër xhihadistët e “Shtetit Islam” dhe ata të “Al-Qaedas”, duke i cilësuar “armiku numër një i islamit”.

“Idetë e ekstremizmit, radikalizmit dhe të terrorizmit nuk kanë kurrgjë të përbashkët me islamin dhe autorët e tyre, janë armiku numër një i islamit”, ka dekretuar muftiu i madh nëpërmjet një komunikate, duke përmendur me emër “Shtetin Islam” në Irak dhe Siri, si dhe “Al-Kaedan”.

Sipas tij, myslimanët janë viktimat kryesore të këtij ekstremizmi.