Botë

Siri: Sulmohet konvoji i ushtarëve amerikanë, katër të vrarë

16.01.2019 20:08

Katër ushtarë amerikanë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pas një shpërthimi gjatë një kontrolli rutinor në veri të Sirisë...

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i koalicionit të forcave të udhëhequra nga SHBA-të që luftojnë kundër Shtetit Islamik.
 
Më herët Reuters citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se incidenti ndodhi në qytetin e Manbixhit.
 
Një grup monitoruesish sirian thanë se nga shpërthimi afër patrollës së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, janë plagosur dhjetra civilë.
 
Sulmi bëhet disa ditë pasi forcat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar procesin e tërheqjes nga Siria.
 
Një faqe në internet e lidhur me Shtetin Islamik e publikoi një komunikatë, ku thuhej se sulmuesit vetëvrasës kanë shënjestruar një patrullë të forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të në Manbixh./evropaelire