Botë
Gana, vritet gazetari që denoncoi korrupsionin
17.01.2019 13:16
Fat tragjik për gazetarin investigativ, Ahmed Husein....

34 vjeçari i cili denoncoi korrupsionin në futbollin afrikan ka rënë pre e atentatorëve, të cilët rrethuan makinën e Husein dhe më pas e goditen për vdekje.
Puna e Huseinit kishte çuar në dorëheqjen e disa drejtuesve të Federatës së Futbollit të Ganës (përfshirë presidentin) dhe pezullimin e më shumë se 50 gjyqtarëve.
Ai i kishte ofruar disa milion dollarë presidentit të Shoqatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi, për favore, ndërkohë që FIFA e pezulloi atë për tre muaj dhe pastaj erdhi dorëheqja. Në trupin e Husein u gjet një plumb në gjoks dhe në qafë.
