Botë

Francë, zjarr në universitetin e Lionit, një i lënduar

17.01.2019 14:41

Një i plagosur lehtë dyshohet të jetë shënuar pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë....

Zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, mbi bibliotekë, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.
 
Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e tre bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë. Persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.