Botë

Shqipëri, betohen ministrat e rinj të kabinetit Rama

17.01.2019 19:36

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, të votuar dje në parlament, u betuan para presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta...

 Ata nuk ishin të shoqëruar nga kryeministri, Edi Rama, për të cilin Meta ende nuk e ka votuar dekretin për ministër të jashtëm.
 
Anëtarët e rinj të kabineteve qeveritare u shoqëruan nga sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, i pari që u betua ishte zëvendëskryeministri i ri, Erjon Braçe.
 
Nga ky moment, Erjon Braçe mund të ulet zyrtarisht në karrigen e zëvendëskryeministrit të lënë bosh nga Senida Mesi, Besa Shahini do të drejtojë Ministrinë e Arsimit pas shkarkimit të Nikollës, Belinda Balluku të vijojë projektet e energjetikës dhe infrastrukturës të lëna në mes nga Gjiknuri, Anila Denaj do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Bledi Cuci të Ministrisë së Bujqësisë, Elva Margariti - Ministrinë e Kulturës, Eduard Shalsi - Ministrinë për Sipërmarrjen, ndërsa Elisa Spiropali do të bëjë koordinimin mes qeverisë dhe parlamentit.
 
Ceremonia e betimit është përmbyllur me një trokitje gotash me presidentin, i cili mban ende peng dekretin për Ramën.
 
LULJETA NDOKA