Botë

Borë e madhe në Alpet zvicerane, 2000 njerëz të bllokuar që nga e hëna

17.01.2019 20:17

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë mbetur të bllokuar që nga e hëna në Alpet zvicerane...

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë mbetur të bllokuar që nga e hëna në Alpet zvicerane, pas reshjeve të mëdha të borës në këtë rajon.

Autoritetet zvicerane paralajmëruan mundësinë për ortekë, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Autoritetet lokale thonë se banorët vendas, disa turistët kanë mbetur të bllokuar, e aktualisht nuk kanë asnjë mënyrë për të lëvizur për shkak të mbylljes së rrugëve dhe linjave të trenit, raportojnë mediat zvicerane.