Botë

Kosovë, Haradinaj kërkon serish heqjen e vizave

18.01.2019 11:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjate takimit me komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjate takimit me komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, agjendën e reformave evropiane, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.
 
Haradinaj, e ka njoftuar komisionarin Hahn me proceset nëpër të cilat po kalon vendi, duke theksuar se Kosova mbetet plotësisht e vendosur për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian. Duke folur për çështjen e vizave, kryeministri Haradinaj shprehu edhe njëherë zhgënjimin ndaj BE-së në raport me Kosovën, dhe tha se përkundër përmbushjes së kritereve të përcaktuara, Kosova mbetet vendi i vetëm me regjim të vizave.
 
“Liberalizimi i vizave është domosdoshmëri për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Të rinjtë tanë, po ashtu, meritojnë të lëvizin lirshëm sikurse moshatarët e tyre nga e gjitha bota”, tha Haradinaj.