Botë

Beograd - takimi Vuçiq - Putin, Putin shpalosi qëndrimin për Kosovën

18.01.2019 11:50

Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin, ka thënë se qëndrimi i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar...

Presidenti i Rusisë, Valdimir Putin, ka thënë se qëndrimi i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar, përderisa ushtria dhe taksa, sipas tij, kanë tensionuar situatën. Këto deklarata presidenti rus, Vladimir Putin, i bëri gjate vizitës që dje realizoi në Beograd, në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
 
Në konferencën e përbashkët, Putin ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë si dhe themelimi i ushtrisë së Kosovës, ka tensionuar situatën në rajon. Putin tutje ka thënë se hapat që ka ndërmarrë Kosova në vitet e fundit mund të çojnë në destabilizimin e Ballkanit.
 
Putin po ashtu në këtë konferencë ka thënë se vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është shkelje e Rezolutës 1.244. Nga ana tjetër, presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme që të vazhdojë dialogun me Kosovën, por që, siç u shpreh ai, Serbia nuk do të lejojë poshtërimin.