Maqedoni

Fruthi, paraqiten tri raste të reja

18.01.2019 19:42

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup janë evidentuar tri raste të reja të personave të prekur nga Fruthi...

Bëhet fjalë për një fëmijë dhe një të rritur nga komuna e Çairit si dhe një fëmijë nga komuna e Karposhit.

Edhe dy persona të tjerë janë kontrolluar në ambulancë dhe janë lëshuar në shtëpi. Ndërkohë, numri i personave të cilët janë vaksinuar me vaksinë MRP është rritur në rreth 3 mijë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, punktet e vaksinimit do të jenë të hapura edhe gjatë vikendit me orar pune prej orës 7:30 deri në orën 13:00, ndërsa prej të e hënës ata do të punojnë me dy ndërrime, përkatësisht prej orës 7:30 e mëngjesit deri në orën 19:00.