Botë

Shqipëri, Meta dekreton Ramën ministër të jashtëm

18.01.2019 20:00

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në postin e ministrit të jashtëm...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në postin e ministrit të jashtëm, duke e vlerësuar atë si rast të veçantë “që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.

Dekretimi i kryeministrit Rama për ministër të punëve të jashtme dhe Evropë erdhi pasi presidenti Meta refuzoi të dekretojë ministrin e emëruar, Gent Cakaj, në këtë pozitë.

Presidenti Meta nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit kishte vlerësuar se “profili i Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe punët e jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”.

Pas këtij vendimi, kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka bërë të ditur se ai vetë do të ushtrojë detyrën e shefit të Diplomacisë së Shqipërisë, ndërsa ka akuzuar presidentin Meta për shkelje të kushtetutës.