Botë
Gjermania: Rusia të parandalojë garën në armatim
18.01.2019 20:26
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i bëri thirrje Rusisë që të ndihmojë në parandalimin e garës në armatim...

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i bëri thirrje Rusisë që të ndihmojë në parandalimin e garës në armatim, duke e ruajtur një marrëveshje të rëndësishme për këtë çështje me Shtetet e Bashkuara.
Duke folur gjatë një vizite në Moksë, kryediplomati gjerman i kërkoi Rusisë që të shkatërrojë raketat për të cilat Uashingtoni thotë se e shkel marrëveshjen.
Vitin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ShBA-ja do të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, për shkak të shkeljeve të Rusisë.
Duke reaguar ndaj deklaratave të Maasit, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “Moska nuk e ka shkelur traktatin e vitit 1987”.
Lavrov tha se “zyrtarët amerikanë e kanë njoftuar Rusinë se vendimi i tyre është përfundimtar dhe se nuk është i hapur për negociata”.
Uashingtoni ka thënë se do të dalë nga marrëveshja në fillim të shkurtit nëse Moska nuk i ndalon shkeljet.
