Kulturë
Memorandum në mes Fondit të Filmit dhe Agjencionit të Mediave
19.08.2014 18:28
Fondi i Filmit me memorandumin për bashkëpunim që sot nënshkruan me Agjencionin për mediume audio dhe shërbime audio-vizuele...

Fondi i Filmit me memorandumin për bashkëpunim që sot nënshkruan me Agjencionin për mediume audio dhe shërbime audio-vizuele, parashihet një komunikim dhe bashkë punim më efikas në shërbim të shikuesve dhe radio-difuzierëve tjerë.
Me propozim të drejtorit të Filmit të Maqedonisë, Darko Basevski, parashihet të krijohet një Fond rajonal, me anë të së cilit do të blehen filma të cilët do t’i emitojnë televizionet nacionale.
“Agjencioni për film, këtë vit fillon me evidentimin e filmave që distribuohen në Maqedoni, të cilët janë të incizuar në Maqedoni, ndë rkohë ë shtë në pregaditjen e sipë r on-line baza ku do të jenë të gjitha informatat pë r të gjithë filmat të cilë t shpë rndarë sit nga Maqedonia shperndajnë kë tu, në cilë n datë janë bë rë , në sa vite…Informatat që i kemi, do t’i ndajmë me Shtepitë Televizive dhe me Kinotekat”- deklaroi drejtori i Filmit të Maqedonisë, Darko Basevski.
“Ne sot, me drejtorin e Filmit u morë m vesh si t’i pë rkrahim projektet filmike që do të emiotohen nëpër televizione. Gjithsesi, kë tu bë jnë pjesë edhe projektet filmike aktuale, por edhe të rejat, duke i respektuar të drejtat autoriale dhe duam ta popullarizojmë mundë sinë se si të konkurohet për produksion në tv-projektet, në se respektohen kritere të caktuara, disa mjete të investuara edhe mund të kthehen”- theksoi drejtori i Agjencionit pë r Shë rbime Audio dhe Audio-vizuele, Zoran Trajcevski.
Me Ligjin e ri për Shërbime Audio-dhe Audio-vizuele, radiodifuzerë t kanë obligim ligjor që në nivel vjetor të prodhojnë 20 orë program të luajtur dhe 10 orë program dokumentar. Disa mjete të investuara, do tu kthehen investuesve sipas regullores, ndërkohë mjetet do të sigurohen nga buxheti i Shtetit.
MEMEDALI JUSUFI
