Botë

Një person vetëdigjet në qendër të Pragës

18.01.2019 22:03

Një qytetar çek e dogji veten të premten në qendër të Pragës - në vendin ku aktivisti Jan Palach është vetëdjegur...

Një qytetar çek e dogji veten të premten në qendër të Pragës - në vendin ku aktivisti Jan Palach është vetëdjegur 50 vjet më parë në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë.
 
I vetëdjeguri është dërguar në spital me plagë në kokë dhe duar, thanë zyrtarët.
 
"Një person i lindur në vitin 1964 i ka vënë vetes flakën rreth orës 3:00, duke përdorur një substancë djegëse", tha policia e Pragës në një postim në Twitter.
 
Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në Pragë, Jana Postova, tha se "pacienti, me 30% të trupit të djegur, është vënë në komë artificiale".
 
Republika Çeke ka shënuar këtë javë 50-vjetorin e vetëfljimit të Palachut me ceremoni zyrtare./evropaelire