VMRO: Zzaev nuk guxon ta përdor emrin Maqedoni as në rrjetet sociale

19.01.2019 12:36

VMRO-ja nëpërmjet një komunikate thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij nuk guxojnë ta përdorin emrin Maqedoni....

VMRO-ja nëpërmjet një komunikate thekson se kryeministri Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij nuk guxojnë ta përdorin emrin Maqedoni dhe prefiksin maqedonas, as në rrjetet sociale.

“Zaevi publikisht në media betohej se askush nuk do ta ndryshojë emërtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani duhet të ketë kujdes të mos përdor emrin e vendit as në rrjetet sociale. Qeveria e LSDM-së për dy vite i shiti interesat më të mëdha kombëtare dhe shtetërore ndërsa me Marrëveshjen e Prespës përveç emrit kushtetues ndryshohet identiteti, dhe fshihet gjuha, historia dhe kultura maqedonase”, - thuhet në komunikatën e VMRO-së.