“Fitch”, reformat fiskale janë zbatuar me sukses, Tevdovski: Nuk do ndalemi, do vazhdojnë reformat

19.01.2019 14:58

Agjencia kreditore Fitch e konfirmoi kërkesën për një politikë të suksesshme fiskale...

Agjencia kreditore Fitch e konfirmoi kërkesën për një politikë të suksesshme fiskale, tha Ministri i Financave Tevdovski duke vënë në dukje reformën e pensioneve, sistemin e furznimit public dhe rregullat fiskale të vendosura në komuna.

Siç qëndron në raportin e Fitch-it, përparimi në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë do të hapë rrugën që Maqedonia të bashkohet me Aleancën dhe të mbështesë fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Reformat, së bashku me stabilizimin e situatës politike, "Fitch" thekson se po ringjallë aktivitetin ekonomik dhe raporti shumë qartë thekson për kontributin pozitiv që pritet nga rruga e asfaltuar për në NATO. Nuk do të ndalemi këtu. Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të zbatojmë reformat” – u shpreh Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

ANGJUSHEV: EKONOMIA E VENDIT ECË NË DREJTIM POZITIV

Ky vlerësim i FITCH-it vjen pasi Maqedonia vitin e kaluar ka përmirësuar pamjen.

“Fitch e konfirmoi raportin si mëparë. Praktikisht, kjo tregoi se institucionet ndërkombëtare që vlerësojnë gjendjen në shtet besojnë në një rezultat pozitiv dhe një drejtim pozitiv në të cilin po ecë ekonomia në Republikën e Maqedonisë” – tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Fitch arrin në përfundimin se përmirsimi i stabilitetit politik ka ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. Vlerësohet se rritja e prodhimit të brendshëm bruto në vend do të përshpejtohet nga 2.3 përqind në 2018 në 3.2 përqind në vitin 2019. (Sedat Selimi, TVM2)