“Banjat e Dibrës Capa” joshin klientët e vendit, rajonit dhe të Europës

19.01.2019 15:38

“Banjat e Dibrës” si gjithmonë janë pika më joshëse e turistëve në qytetin e Dibrës.....

“Banjat e Dibrës” si gjithmonë janë pika më joshëse e turistëve në qytetin e Dibrës duke ofruar kushte dhe shërbime profesionale të turizmit dhe shërbime  shëndetsore.

Vitin që lamë pas Kompleksi banjar “Banjat e Dibrës Capa” e mbylli me mjaft sukes, investimet e bwra janë parakusht për shtimin e klientelës që shfrytëzojnë “Banjat e Dibrës Capa” nënvizon pronari i banjave të Dibrës Mexhit Capa, i cili për teleshikuesit shtoi se krahas shërbimeve banjare e shëruese me ndërtimin e aqua parkut Banjat e Dibrës Capa tani shfrytëzohen edhe per sherbime kreative.

Capa shtoi se klientela shfrytëzuese e banjave nuk jane vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Shqiperia e Kosova si dhe ka shfrytëzues edhe nga të gjitha shtetet europiane, për çka ata nënvizojnë se janë mjaft të kënaqur.

“Banjat e Dibrës Capa”, ka numrin më të madh të të punësuarve, që arin shifrën rreth 250, ndërkaq me ndërtimin e hotelit të ri pritet të ritet numri i të punësuarve si dhe numri i bujtësve në “Banjat e Dibrës Capa”. (Atli Dema, TVM2)