Ndotja e ajrit, Shkupi i pari mes shteteve më të ndotura në Botë

19.01.2019 17:58

Edhe nje herë vendi ynë, kryeqyteti i Maqedonisë Veriore, Shkupi, mbrëmë një orë para mesnatës...

Edhe nje herë vendi ynë, kryeqyteti i Maqedonisë Veriore, Shkupi, mbrëmë një orë para mesnatës ka qenë ndër vendrt e para mes shteteve më të ndotura në botë. Sipas matjeve të faqës së internetet, të specializuara për ndotjen e ajrit El Virazh, indeksi i ndotjes në Shkup, në orën një të mëngjesit ka qenë 430, gjë që e ka ngjitur vendin tonë në krye të listës, pasuar nga qytetet tjera nga India, ku çdo herë ka qenë qyteti më i ndotur në botë, pastaj Pakistani dhe Bangladeshi.

Në vendin e pestë ishte edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Ndotja e lartë e ajrit në Shkup edhe sot është aktive, gjë që ka shkaktuar një ortek reagimesh tek qytetarët.

“Shkupi është në një vrymë dhe i duhet që të marë frymë, nuk ju duhen aq shum ndërtesa. Duhet të ketë frymë që të pastohet e gjith kjo ndotje. Këta ndërtesa vetëm së bëjn një kaos”.

“Siç mund ta shohim nuk është bërë asgjë. Në kohën tonë, rrugët janë pastruar, fshirë, tani asgjë.Qytet i parashikuar ndoshta për 500 mijë vetura, tani  kemi 700 mijë vetura” – thanë disa qytetarë të intervistuar nga TVM2.

Për shkak të ndotjes së lartë, Qyteti i Shkupit u ka dhënë disa rekomandime qytetarëve: duke shmangur përdorimin e automjeteve, duke shmangur uljen në ambiente të hapura,  duke shmangur materialet e dëmshme dhe pastrimin e oxhaqeve. (Sedat Selimi, TVM2)