Plani për implementimin e ligjit të gjuhëve, Osmani: Të angazhohen të gjitha institucionet

19.01.2019 18:07

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve sfidë e rradhës për institucionet....

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve sfidë e rradhës  për institucionet paraqitet zbatueshmëria e saj për të cilën zv,kryeminsitri për eurointegrime Bujar Osmani,  njoftoi  për formimin  e trupin koordinativ  që është angzhuar për përgatitjen e planit strategjik  për zbatueshmërinë e ligjit i cili  pritet të shqyrtohet në seancat qeveritare. Për materializim të ligjit duhet të vihen në përpjekje të gjitha institucionet e vendit tha Osmani.

“Është vendosur që ky trup koordinativ i mbledhur sot të përgatit këtë plan veprim i cili do të jetë plan i qeverisë dhe i cili do të shqyrtohet në seanca të qeverisë që tu jap obligime insitucioneve në kuadër të afateve të realizojnë obligimet për shkak se është ligj kompleks kjo nënkupton  involvimin  e të gjithëve, dhe konsolidimin e  aktivitetit të të gjithëve, imvolvimine OJQ-ve, akademisë univeristeteve dhe qytetarëve për ngritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhës shqipe zyrtare në institucionet” – tha zv.kryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani.

GRUBI: VENDI DO TË BËHET MË KOHEZIV DHE MË I BARABARTË

Rol të rëndësishëm  në zbatimin e ligjit  do të ketë edhe parlamenti tha deputeti Artan Grubi. Me implementim të ligjit për përdorimin e gjuhëve, vendi dhe shoqëria do të kenë frymën kohezive dhe të barabartë, sqaron Grubi.

“Në përpilim e sipër, me propozim të qeverisë, me inputin edhe të kuvendit po përpiqemi që ti përafrojmë pikat e zbatimit të ligjit  të cilat më pastaj do ti diskutojmë edhe me palët tjera të cilët janë pjesë e zbatueshmërisë së normave që rrjedhin nga ky tekst ligjor, dhe më duhet të them se nga zbatimi I normave dhe obligimeve të ligjit për gjuhën, Maqedonia do të bëhet më kohzive dhe më e barabartë” – u shpreh Artan Grubi nga rradhët e BDI-së.

Nga BDI vleresuan  se VMRO-DPMNE me reagimet për zyrtarizimin e ligjit të gjuhës shqipe rreshtohet në vijë të gabuar dhe ftojë opozitën maqedonase të kutojnë përgjithmonë se barabarsia e qytetarëve dhe eurointegrimet janë politika të pashmangshme qeveritare.

Zv.kryeminsitri Osmani njoftoi edhe për konferencë të donatorëve për këmbimin e mendimeve, përvojave dhe koordinim të mbështetjes për implementimin e ligjit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)