Protesta në Greqi kundër Marrëveshjes së Prespës, policia përplaset me protestuesit

20.01.2019 16:46

Protesta e qytetarëve në Greqi kundër Marrëveshjes së Prespës nuk ka kaluar pa incidente.....

Protesta  e qytetarëve në Greqi kundër Marrëveshjes së Prespës nuk ka kaluar pa incidente.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës pasi që protestuesit thyen kordonin policor. Një numër i konsiderueshëm i grekëve kërkuan movotimin e marrëveshjes së Prespës që sipas tyre kjo  është tradhti nga qeveria.

CIPRAS: MARRËVESHJA ËSHTË DETYRIM PATRIOTIK

Kryeministri Cipras për shtypin grek ka përcjellur mesazhin se Marrëveshja e Prespës është  detyrim patriotik.

“Marrëveshja e Prespës është hap historik për të dyja vendet. Akt patriotik është miratimi i saj. Micotakis luan lojë të rrezikshme  dhe me politikë të urrejtjes  dëshiron të vijë në zgjedhje të parakohshme” – tha Kryeministri grek, Cipras.

MICOTAKIS: MARRËVESHJA ËSHTË E KEQE

Lideri i opozitës së Demokracisësë Re,  Micotakis me video meshazh  ka thënë se loja kryesore për marrëveshjen  fillon javën e ardhshme në parlament.

“Marrëveshja e Prespës është e keqe. Kjo është tërheqje nacionale. Lufta sapo ka filluar sepse ne hedhim posht polarizimin dhe ndarjen e Greqisë” – tha Lideri i opozitës së Demokracisësë Re, Micotakis.

Me iniciativë të kryeministrit Cipras  qytetarët  e Greqisë nga shtypi grek kanë marrë 30 mijë kopje  me përmbajtje të Marrëveshjes së Prespës , për tu njoftuar hollësisht me përmbajtjen e saj.   Protestat  u realizuan para parlamentit grek, nën mbikqyrje të një numri të madh policësh, helikopterësh dhe  me rrethoja para parlamentit.  Javën e ardhshme  fillon  diksutimi në komisionet parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes  që do të gjendet në seancë parlamentare për votim para 25 janarit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)