EKONOMI

Rritet importi i makinave të vjetra, bie i të rejave

20.08.2014 16:09

Vazhdon trendi i importit të makinave të përdorura nga vendet evropiane në Maqedoni......

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Doganave, nga fillimi i këtij viti janë importuar 1.854 vetura të reja, ndërsa plotë 14. mijë 998  makina të vjetra janë importuar në vend.

Dallimet janë të mëdha, thonë qytetarët e anketuar nga TVM-2. Ata i blejnë këto vetura, sepse në shumicën e rasteve ato janë në gjendje të mirë. Për makina të reja nuk kanë para, thonë qytetarët.

“Makinat e importuara janë më të mira se sa te ne, rrugët aty janë më të mira, servis i bëjnë me kohë dhe janë më të mirëmbajtura. Por, sigurisht më të mira janë makinat të reja”- deklaroi një qytetarë. 

"Për mendimit tim, makinat e reja janë më të mira, sepse makinat e përdora kanë më shumë defekte”- theksoi një qytetarë.

Importuesit e makinave, për TVM-2  thonë se kohëve të fundit është ulur  dukshëm numri i qytetarëve të interesuar për të blerë vetura.

Thonë se gjendja e vështirë ekonomike i ka detyruar pronarët që t’i mbajnë veturat nëpër depot edhe me muaj të tëra. Ata të cilët blejnë vetura të importuara, preferojnë automjeti i tyre të jetë me shpenzime sa më të vogla.

“Harxhimet, gjendja e makinave dhe çmimi i intereson më shumti qytetarëve. Në Belgjikë, makinat janë më të mira se sa në Gjermani apo vende të tjera, ne personalisht i marrin atje, nga vende tjera nuk marrim makina. Njëherë për njëherë nuk shitet asgjë, është pak vështirë”- u shpreh pronari i një vendi të shitjes së makinave, Bekim Muslia.

Makinat e vjetra në Maqedoni, zakonisht mund të blihen me të gjitha pagesat e paguara doganore, e vetmja gjë që duhet bërë është regjistrimi i veturës.

Makinat e përdorura  që  importohen  nga vendet evropiane, janë më të preferua  për qytetarët, sepse çmimi  i tyre shpeshherë është shumë më i volitshëm sesa makinat e reja që shiten nëpër sallonet e makinave në Maqedoni. (Rexhep Qamili, TVM2)