Ndotja e ajrit, Qeveria aktivizon masat dhe rekomandimet, Saliu: Transport falas për qytetarët
Pas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor se në dy ditët e fundit ka pasur ndotje të madhe të ajrit në Manastir....

Pas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor se në dy ditët e fundit ka pasur ndotje të madhe të ajrit në Manastir, Tetovë, Strumicë dhe Shkup, Qeveria kumtoi se hyn në fuqi masa dhe rekomandime për zbatimin e të cilave i obligon ministritë dhe institucionet kompetente.
MMJPH dhe Ministria e Shëndetësisë obligohen t’u rekomandojnë të gjitha subjekteve juridike punëdhënës t’i lirojnë nga obligimet e punës, gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, personat me astmë kronike, me infarkt të prekur nga miokardi ose sulm në tru pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë. T’u rekomandojnë punëdhënësve ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në vend të hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mos organizohen gara sportive dhe manifestime tjera kulturore në vende të hapura dhe të sigurohen kushte për aktivitet të rritur të shërbimeve për ndihmë të shpejtë mjekësore, vizitë shtëpiake dhe shërbim patronazh.
Qeveria është e obliguar t’u rekomandojë të gjitha institucioneve si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojë kufizim të punëve të objekteve ndërtimore. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe shtëpitë shëndetësore t’u sigurojnë vendstrehim për akomodim të pastrehëve dhe të organizojnë vizita për mbështetje të personave të moshuar ose vetmuar. Ndërkohë qyteti i shkupi ka aktivizuar masat dhe rekomandimet për parandalimin e ndotjes së ajrit. Sipas zëdhënësit të Qyteiti të shkupit, Valon Salihu, nga sot do të ketë transport falas për të gjithë qytetarët, do të ndërpreiten aktivitetet ndërtimore si dhe do të dyfishohen çmimet në vendparkimet e qytetit dhe kjo do të vlejë deri në ndërprerjen e këtij vendimi.
“Nga sot, transporti publik falas është futur në autobusët e NPT dhe në autobusët e transportuesve privatë deri në momentin e reduktimit të ndotjes. Për më tepër, Qyteti i Shkupit I ka ndaluar të gjitha aktivitetet ndërtimore në vendet e ndërtimit nën kompetenën e tij dhe të gjithë kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit janë ftuar të ndërpresin aktivitetet e ndërtimit në vendet e ndërtimit nën kompetenën e tyre si dhe do të dyfishohen çmimet në vendparkimet e qytetit dhe kjo do të vlejë deri në ndërprerjen e këtij vendimi” – tha zwdhwnwsi i Qytetit tw Shkupit, Valon Salihu.
Qyteti i Shkupit i bëri thirrje kryetarëve të komunave të Qytetit të Shkupit të intensifikojnë mbikëqyrjen e inspektimit të subjekteve me mbeturinat ndërsa Ministrinë e Brendshme të bëjë kontrolle të shpeshta të automjeteve që marrin pjesë në trafik. (Sedat Selimi, TVM2)
