GREQI-MAQEDONI

Greqia, pengesë për hyrjen e Maqedonisë në NATO

20.08.2014 16:11

Greqia është pengesa e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në Samitin e Shtatorit, i cili duhet të jetë Samit i zgjerimit, shkruhet në analizën nga Luk Kofi dhe Daniel Koçis nga Fondacioni amerikan “Heritixh”.....

Samiti në Velsh, duhet të jetë Samit i zgjerimit, me çka do të tregohet se pas reformave demokratike dhe reformave ushtarake vjen shpërblimi i merituar.

“Për befasi të shumicës, zgjerimi nuk ishte vendosur si temë e Samitit të Çikagos në vitin 2012, por atëherë sekretari shtetëror, Hilari Klinton, tha se “ky duhet të jetë Samiti i fundit, në të cilin nuk ka zgjerim”. Edhe përkrah këtij qëndrimi, pasardhësi i tij, Xhon Keri, nuk ka treguar interes për të pasur zgjerim në Samitin në Velsh. Me këtë, presidenti, Barak Obama, është rrugës për t’u bërë presidenti i parë amerikan që pas “Luftës së ftohtë”, në mandatin e të cilit nuk ka pasur zgjerim të NATO-s. Për fat të keq, vendi i vetëm që pengon zgjerimin në shtator është Greqia, për veton e tyre të përhershme kundër Maqedonisë, vendi i vetëm që është tërësisht i përgatitur për anëtarësim”, shkruan në analizën e “Heritixh”, një nga institucionet udhëheqëse analitike, konservative në SHBA.

Ekspertët, për “Heritixh” rekomandojnë se përveç zgjerimit në Samitin që do të mbahet muajin e ardhshëm në Velsh, NATO duhet t’u bëjë me dije të gjithëve se do të sigurojë mbrojtje territoriale të të gjitha vendeve anëtare dhe të sjellë vendim për shpërndarje të përhershme të forcave serioze në Evropën lindore.

Këto masa janë të paramenduara si përgjigje e krizës ukrainase dhe frikës nga kërcënimi rus në anëtaret lindore të NATO-s. “Heritixh”, njëherësh rekomandon që NATO të ndryshojë strategjinë dhe nga përgatitja për operacione kundër grupeve guerile, të përshtatshme për Irak dhe Afganistan, të kthehet në mbrojtje kolektive të Evropës. (Florije Kamberi, TVM2)