Botë
Meksikë, shpërthen tubacioni i gazit, 73 të vdekur
21.01.2019 09:30
Numri i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë është rritur në 73, ndërkaq 74 persona të tjerë janë plagosur.....

Shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së karburantit nga tubacioni i gazit. Qindra persona, përfshirë fëmijë, kishin dalë në vendin ku kishte filluar rrjedhja e karburantit në mënyrë që ta vjedhin atë, pak para se të ndodhte shpërthimi.
Prokurori i përgjithshëm i Meksikës, Alejandro Gertz Manero, tha se hetuesit janë duke hetuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë ngjarje, ka njoftuar Manero.
