Maqedoni
Gjykata Penale, seancë për “Toplik”
21.01.2019 11:00
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Toplik” të PSP-së....

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Toplik” të PSP-së, ku i dyshuari i parë është ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad”. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi, Osman Shabani. Seanca e kaluar ishte anuluar për arsye teknike.
Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari i parë, Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka krijuar Komision për Furnizime Publike, të cilin e ka obliguar të zgjedhë ofertues për blerje dhe dispozicion me tokën shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Sonçev grad” në Sopishtë, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë. Sipas akuzës, Janakieski dhe pesë të akuzuarit e tjerë e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 64 206 839 denarë, përkatësisht për 1 milion e 44 mijë.
