Botë

Francë, zjarr në resort, dy të vdekur e 22 të lënduar

21.01.2019 11:58

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një resort francez, duke i marrë jetën dy personave dhe duke lënduar 22 të tjerë, 4 prej të cilëve janë në gjendje serioze....

Zjarri nisi pak para agimit, të dielën, në një ndërtesë në të cilën qëndronin disa punonjës sezonalë. Gjithsej 3 ndërtesa u përfshinë nga zjarri. 70 zjarrfikës u angazhuan në përballjen me flakët. Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin ekipet e zjarrfikësve që përdornin shkallët dhe përpiqeshin të shpëtonin njerëzit e bllokuar brenda ndërtesës 3-katëshe.
 
Një video e postuar në median sociale tregonte të paktën një person që hidhej nga dritarja e një kati më të lartë për t’i shpëtuar flakëve. Në një tjetër video shiheshin dhjetëra persona të evakuuar nga ndërtesa të mbledhur në rrugë. Prokurorët lokalë dhe policia do të nisin një hetim mbi shkaqet e zjarrit.