Botë

Afganistan, talebanët vrasin 126 pjestarë të sigurisë

22.01.2019 10:31

Kryengritësit talebanë kanë kryer një sulm të madh me bomba dhe me armë, në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të Afganistanit...

Kryengritësit talebanë kanë kryer një sulm të madh me bomba dhe me armë, në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të Afganistanit, në të cilin sipas Zyrtarëve aftagn janë vrarë 126 pjestarë të personelit të sigurisë.
 
Zrtarët thanë se sulmi ndodhi të hënën në mëngjes, në provincën Wardak, rreth 50 kilometra larg Kabulit. Edhe zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan se ambulancat transportuan dhjetëra viktima, në mesin e tyre shumë të vrarë, për në spitalet lokale. Talebanët morën përgjegjësinë për organizimin e sulmit vdekjeprurës.