Arizona përmbytet, gjendje apokaliptike
“Sezoni i Musoneve” që filloi para kohe, i ka gjetur të papërgatitur autoritetet dhe banorët e Arizonës.....

Në Feniks, rrugët u përmbytën dhe autoritetet u detyruan të mbyllin autostradat. Banorët e përshkruan situatën si gjendje apokaliptike.
“Uji erdhi papritur. Ishte si të shikoje periudhën e “Arkës së Nohes”, apokaliptike”- deklaroi një banori i zonës Bill Suift.
Ekipet mezi shpëtuan një grua të moshuar, të mbetur në mes të ujit në një minibus. Në një pjesë tjetër të qytetit, dy gra mbetën të ngujuara në shtëpinë e tyre, derisa lumi i ujit plot baltë kalonte rreth saj.
Ekipet e shpëtimit ishin tepër të zënë, pasi thirrjet për ndihmë në adresë të tyre nuk pushonin. Por, “Sezoni i Musonëve” mund të përfundojë po aq papritmas sa edhe erdhi.
Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë banoret, madje kishin kohë të shpëtonin edhe kafshët shtëpiake të tyre. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
