Fruthi, edhe 3 raste të reja, në 69 numri i të infektuarve

22.01.2019 15:14

Tre raste të reja të fruthit të regjistruara në Shkup....

Tre raste të reja të fruthit të regjistruara në Shkup, e kanë çuar në 69 numrin e të infektuarve që nga dhjetori.

Tre rastet e reja janë një fëmijë 1 vjeç e gjysmë nga Çairi, një foshnjë 10 muajshe dhe një fëmijë pesë vjeç nga komuna Qendër, të tre të pavaksinuar. Për momentin në Klinikën për Sëmundje Infektive janë shtruar 24 pacientë.

Më shumë se 3.400 fëmijë janë vaksinuar me vaksinën MRP që nga shpallja e epidemisë në dhjetor.

Epidemia e fruthit do të shfuqizohet vetëm atëherë kur nuk do të ketë asnjë të infektuar në periudhën prej katër javësh. Në kopshtet e fëmijëve në Shkup ende nuk pranohen fëmijë të pavaksinuar. 

Inspektorët sanitarë shtetërorë janë vazhdimisht në terren për të vërtetuar nëse ka kopshte që pranojnë fëmijë të pavaksinuar, por deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i tillë.