Thirrje publike për furnizim me vepra audio-vizuele për vitin 2019

22.01.2019 15:16

THIRRJE PUBLIKE
Për furnizim me vepra audio-vizuele për vitin 2019

Servisi i Dytë Programor , pranë N.P. “Radio Televizioni i Maqedonisë” (TVM2), fton të gjithë producentët e pavarur dhe shtëpitë e produksionit, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, që kanë ide kreative për  projekte programore  të përshtatshme për nevojat e Servisit publik, të aplikojnë në thirjen për blerje të projekteve të gatshme  apo për  ko-produksion të projekteve televizive,  për vitin 2019.  

 

Projektet kokuruese mund  të përfshijnë më shumë sfera :  programe kulturore - zbavitëse ( show programe televizive, emisione argëtuese etj.),  emisione për fëmijë, programe arsimore e sportive, programe informative, dokumentarë, seriale vendore etj.

 

Të gjitha idetë për projekte , duhet të jenë origjinale, ose me të drejta autoriale të rregulluara nga ana e aplikuesit. 

 

Producentët e pavarur duhet të dorëzojnë sinopsis sqarues të projektit të tyre, skenar,  (1 episod pilot- për projekte ku kjo është e mundur), si dhe kalkulimin e përgjithshëm financiar për programin me të cilin konkurojnë, me sqarime të hollësishme për mbulimin e mjeteve të kërkuara financiare.

 

Aplikantët,  propozim projektet e plotësuara, mund t’i dorëzojnë në  Arkivin e RTM-së, në një zarf të mbyllur me mbishkrimin:

 “Paraqitje në bazë të thirrjes  publike,  për furnizim me përmbajtje programore ”.

 

 Ose në adresën :

Radio Televizioni i Maqedonisë

 bul. “Goce Dellçev”-nr 18

1000 Shkup

Në fund TVM 2 do të lajmërojë vetëm aplikuesit, projektet  e të cilëve kanë kaluar në Komisionin për përzgjedhje të programeve.

Ju falenderojmë për interesimin e treguar dhe për kontributin që jepni në krijimin e ofertës së përbashkët programore të Radio Televizionit të Maqedonisë