Botë

Pakistan, përplaset autobusi me kamionin, 27 të vdekur

22.01.2019 15:39

Përplasja e një autobusi dhe një kamioni ka rezultuar në 27 të vdekur....

Aksidenti i rëndë ndodhi në Karaci në Pakistan. Menjëherë pas përplasjes me kamionin, autobusi që kishte 40 pasagjerë plus shoferin në bord u përfshi nga flakët.
 
14 persona mbetën të lënduar por të paktën janë gjallë. Shumica e kufomave janë pothuajse të paidentifikueshëm dhe autoritetet kanë ftuar familjarët për testet e AND-së, për të përcaktuar identitetin e viktimave. Autobusi po udhëtonte nga qyteti i Karaçit drejt Panjgurit, në momentin e përplasjes me kamionin. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.