Haradinaj: Taksa hiqet vetëm pas arritjes së marrëveshjes

22.01.2019 17:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh....

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh sa i përket taksës ndaj prodhimeve serbe. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se taksa do të hiqej sot, nëse ka një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka komentuar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ne kemi mbajtur një takim të thirrur nga Veseli. Ka qenë prezent edhe ambasadori i Amerikës, biseda ka qenë dialogu dhe zhvillimet rreth dialogut, të ndërlidhura edhe me taksën e vendosur nga Kosova. Edhe me mundësitë që në të ardhmen të arrijmë një avancim në dialog. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, por ka qenë bisedë e mirë. Edhe ne kemi dëshirë ta heqim taksën dhe e synojmë heqjen e saj, edhe për shkak se është sugjerim i aletëve tanë, por edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me një marrëveshje me Serbinë për njohje. Do ta hiqnim sot sikur të arrijmë një marrëveshje për njohje”,- deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.