Botë

OKB ndihmon refugjatët e Irakut

20.08.2014 16:54

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, e fillon një operacion me ndihma...

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, e fillon një operacion me ndihma për më tepër se gjysmë milioni njerëz të zhvendosur nga luftimet në pjesën veriore të Irakut.

UNHCR tha se dërgimi katërditësh i tendave dhe artikujve të tjerë fillon sot në qytetin kurd, Irbil. 

Këto ndihma do të dërgohen me aeroplanë. Njëherësh, forcat e Irakut mbrëmë kanë pretenduar se kanë avancuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, derisa ushtria irakiane ka krijuar pozicione kryesore në qytetin Tikrit, 140 kilometra nga Bagdadi.