Botë

Siri - "zona e sigurisë", mbahet takimi Putin-Erdogan

23.01.2019 09:56

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, do të takohen sot në Moskë.....

Turqia ka njoftuar se takimi do të përqendrohet në propozimin e Ankarasë për krijimin e një “zone të sigurisë” në Siri. Një komunikatë e lëshuar para takimit nga ana e Kremlinit, thotë se presidentët Putin dhe Erdogan “do të diskutojnë për Sirinë”.
 
Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta të konfliktit në Siri. Rusia mbështet Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia është në anën e luftëtarëve opozitarë të cilën janë kundër Qeverisë së al-Assadit. Por, Rusia dhe Turqia janë pajtuar për të koordinuar operacionet në teren, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikanë nga Siria.