Rikthehet Tymoshenko, garon në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, do të kandidojë në garën për president në zgjedhjet e Marsit...

Tymoshenko, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.
Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë.
Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para presidentit aktual, Petro Poroshenko.
Yulia Tymoshenko ka qeverisur me Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, dhe rikandidoi për presidente edhe në vitin 2010, mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviç, i cili e la postin, pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me Perëndimin.
Gjatë kohës që Janukoviç ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me 7 vjet burg për korrupsion.
