Maqedoni
Ndërpriten masat kundër ndotjes së ajrit, fillon mësimi në gjysmëvjetorin e dytë
23.01.2019 10:50
Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, prej sot fillojnë me mësim në gjysmë-vjetorin e dytë të vitit shkollor....

Ndotja e ajrit anuloi për dy ditë fillimin e mësimit, për shkak të pranisë së shtuar të grimcave PM10 në ajër, të cilat janë të dëmshme për shëndetin. Qyteti i Shkupit ndërpreu dje masat, ndërkohë që paralajmëroi sanksione më radikale për ata që nuk i respektojnë rekomandimet si dhe formimin edhe të një policie komunale.
Ndërkohë, nga VMRO thonë se ndotja është alarmante dhe kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
