Botë
Frika nga Brexit, gjikanti japonez “Sony” largohet nga Britania
23.01.2019 11:47
Kompania gjigante japoneze e teknologjisë, “Sony”, do të lëvizë selinë e saj evropiane nga Mbretëria e Bashkuar në Holandë, për të shmangur ndërprerjet e shkaktuara nga Brexit...

Kompania tha se masa do të ndihmojë në shmangien e çështjeve doganore të lidhura me daljen e Britanisë nga BE. Pavarësisht nga lëvizja, “Sony” nuk do të zhvendosë personelin dhe operacionet ekzistuese që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Sony”, është kompania e fundit japoneze që shënon një lëvizje në kontinent në përgjigje të Brexit-it. Mbretëria e Bashkuar pritet të dalë nga Bashkimi Evropian në mars, por të dyja palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
