Botë

Temperatura ekstreme në Bajkal, ngrin "Syri i kaltër i Sibirisë"

23.01.2019 16:10

Liqeni i Bajkalit, trashëgimia botërore e UNESCO-s...

Liqeni i Bajkalit, trashëgimia botërore e UNESCO-s dhe një ndër destinacionet më të vizituara nga aventuristët dhe fotografët, ka ngrirë.

As nuk është lajm i ri, pasi liqeni ngrin 5 herë gjatë vitit, por sigurisht që është një pamje që nuk duhet humbur.

Akulli mbi liqenin e ngrirë është aq i trashë, sa mbi të mund të kalojë edhe një kamion 15 ton i rëndë. Liqeni i Bajkalit është liqeni më i thellë dhe më i vjetër i botës. Ai ekziston prej të paktën 25 milionë vjetësh.

Në liqenin e Bajkalit jetojnë llojet e vetme të fokave kontinentale në botë. Liqeni gjithashtu mban brenda tij 25% të rezervave të gjithëmbarshme botërore të ujërave të ëmbla.