Botë

Shqipëri, Rama i delegon kompetencat Gent Cakajt

23.01.2019 17:01

Ka zgjatur vetëm 24 orë posti i ministrit të jashtëm për kryeministrin shqiptar, Edi Rama...

Vetëm një ditë pasi u betua para presidentit, Ilir Meta, kryeministri shqiptar solli në jetë idenë parësore kur reformatoi kabinetin qeveritar dhe ia  delegoi detyrën, Gent Cakajt, që  aktualisht mban detyrën e zëvendësministrit të jashtëm.

Kandidatura e Cakajt shkaktoi përplasje mes ekzekutivit dhe presidencës, pasi presidenti refuzoi që ta dekretonte.

Por, sot Meta tha se nuk ka kompetenca të komentojë aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.