Maqedoni
Micotakis heq dorë nga mocioni i mosbesimit, i hapet rruga ratifikimin të marrëveshjes së Prespës
23.01.2019 21:01
Marrëveshja e Prespës pritet të ratifikohet mesnatën e së enjtes në Parlamentin grek.....

Demokracia e re hoqi dorë sot pasdite nga ideja për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, meqë kreu I saj Kirjakos Micotakis ,vlerëson se Tsiprasi I ka votat e duhura për t’i mbijetuar edhe një votimi në Kuvend. Kryetari I Demokracisë së re, tha se se kryeministri Aleksis Cipras do të përgjigjet para popullit për pranimin e Marrëveshjes së Prespës. Kreu opozitar grek vlerëson se Cipras do të hyjë në analet e historisë si shkelës i ”vijave kombëtare”.
“Është koha që deputetët të ndërmarrin përgjegjësi dhe të vendosin: do të thonë “PO” atje ku gjashtë kryeministra kanë thënë Jo kësaj marrëveshjeje”, tha Micotakis .
Duket se kryeministri i majtë Alexis Tsipras ka siguruar mbështetjen e së paku 151 ligjvënësve, jo të gjithë nga partia e tij, në parlamentin me 300 vende.
Shumica e grekëve janë kundër përdorimit të termit “Maqedoni” në çdo marrëveshje me Shkupin.
