Florida, 21-vjeçari vret pesë persona në bankë

24.01.2019 09:34

5 persona kanë vdekur nga të shtënat me armë ...

5 persona kanë vdekur nga të shtënat me armë pasditen e djeshme në në një nga filialet e bankës “Sun Trust” në Sebring, të Floridës në SHBA.

Autoritet arrestuan autorin, Zephen Xaver, një 21-vjeçar që banonte aty pranë. Sipas CNN autori kishte hapur zjarr në bankë duke vrarë të gjithë personat që gjendeshin brenda e më pas kishte telefonuar policinë për të raportuar krimin e bërë.

“Kam vrarë 5 vetë” i ka thënë ai policisë.

Nga mediat lokale ngjarja u cilësua si një grabitje që shkoi keq e shkaktoi disa viktima.