Dygjuhësia në uniformat e ARM-së, Shekerinska: presim mendim nga Komisioni i Venecias

23.01.2019 21:25

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, deklaroi se dispozita për dygjuhësinë....

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla  Shekerinska, deklaroi se dispozita për dygjuhësinë nuk është futur në Ligjin për gjuhët për arsye të cilat kanë të bëjnë me funksionin e Armatës dhe faktin se uniformat paraqesin uniformitet.

“Këtë dispozitë do ta dërgojmë te Komisioni i Venecias, i cili do të interpretojë ligjin, por edhe këtë dispozitë të mundshme ligjore.  ARM është institucioni me kohezionin më të madh, që mjafton të shihni rreshtin e pritjes për të parë se ARM është Maqedonia në një vend. Në pjesën e mbrojtjes, i vetmi ndryshim sipas meje ka të bëjë me mundësinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t’i drejtohen Ministrisë së Mbrojtjes duke përdorur gjuhën amtare në të cilën do të jetë edhe përgjigja”,- tha Shekerinska.

Ajo tha se pikërisht Armata e Maqedonisë ka qenë aduti më i rëndësishëm gjatë kërkesës për anëtarësim në NATO, ndërsa është edhe meritori kryesor, që vendin tashmë e ndajnë ditë deri në uljen në tavolinën e njëjtë me aleatët.