Futboll

FIFA pezullon sërish merkaton e Barçës

20.08.2014 17:10

FIFA ka konfirmuar dënimin për Barcelonën duke refuzuar ankesën e tyre...

FIFA ka konfirmuar dënimin për Barcelonën duke refuzuar ankesën e tyre. Klubi nga Camp Nou nuk do të ketë të drejtë të realizojë shitblerje të futbollistëve në dy afatet e ardhshme kalimtare.
 
Shtëpia e futbollit botëror (FIFA) ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Barcelonës, të cilën më herët e kishte ndëshkuar për transferimin e parregullt të disa futbollistëve të mitur.
 
Kështu, Barcelona nuk do të ketë të drejtë të realizojë shitblerje të futbollistëve në dy afatet e ardhshme kalimtare, në janar dhe verën e vitit 2015.
 
Po ashtu, klubi nga Camp Nou do të jetë e obliguar të paguajë edhe një gjobë prej 450 mijë franga.