Maqedoni
OEM: vetëm 5% e kompanive të orientuara nga eksporti
24.01.2019 17:42
Aplikimi i taksës 100% për produktet serbe nga ana e Kosovës ka ndikuar në rritjen e eksportit të mallrave nga Maqedonia...

Sipas të dhënave të Drejtorisë së doganave dhjetorin e vitit të kaluar, eksporti nga Maqedonia në Kosovë është rritur për 41%, përkatësisht janë eksportuar mallra me vlerë prej rreth 20 milionë dollarë.
Në Kosovë kryesisht eksportojmë produkte të naftës, ushqim dhe produkte farmaceutike. Por, kompanitë e vogla dhe të mesme kërkojnë nxitje më të madhe për të krijuar inovacione origjinale të produkteve që do të jenë tërheqëse në tregjet e huaja. Fondet e hapura që do të ofrojnë kredi të përshtatura me norma interesi të favorshme, në çdo kohë të jenë në dispozicion për eksportuesit.
“Sipas mendimit tonë, duhet të ketë një linjë të hapur kredie dhe mbështetjeje për ata që kanë produkte që, me zhvillimin e produkteve të tyre, do të ofrojnë mundësi shtesë për eksport, në mënyrë që në çdo moment të mund të kthehen dhe të marrin atë mbështetje”,- tha nënkryetarja e OEM-së, Gabriela Kulebanova.
“Duhet të krijohen fonde për miratimin e kredive në mënyrë strikte me norma interesi më të ulëta për nxitjen e eksportit. Kompanitë orientuese nga eksporti duhet të kenë nxitjen për të qenë më të guximshëm”,- tha anëtarja e OEM-së, Daniela Nikolovska.
Nga 71 mijë kompani në vend, vetëm 5 për qind ose rreth 3,500 janë të orientuara drejt eksportit. Sipas statistikave zyrtare, eksportet e vitit të kaluar arritën në më shumë se pesë miliardë euro, apo 16.7 për qind më shumë se sa një vit më parë.
SEDAT SELIMI
