Maqedoni

Lëvizja Anti-Bixhoz, mbështetje nga lideri i PSh-së, Thaçi

24.01.2019 20:00

Lëvizja Anti-Bixhoz ka marrë mbështetje për kërkesën e saj, që objektet e lojërave të fatit të jenë 3 kilometra larg...

Lëvizja Anti-Bixhoz ka marrë mbështetje për kërkesën e saj, që objektet e lojërave të fatit të jenë 3 kilometra larg institucioneve dhe vendbanimeve edhe nga lideri i PDSh-së, Mendu Thaçi.

Pas takimit, kreu i PDSh-së është shprehur se mbështetja nuk do të jetë vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në bazë të fuqisë që ka kjo parti në qeveri.

Ai ka inkurajuar që lëvizjet e këtilla të marrin mbështetje më të madhe nga qytetarët.