Botë
Fotografi të dronit të ri rus, duket i ngjashëm si B-2-shi amerikan
24.01.2019 21:38
Dikush ka realizuar foto të dronit më të fundit rus për bombardime të rënda Okotnik, dhe me sistem “stealth”, që u fshihet radarëve ushtarakë...

Droni është i ngjashëm me B-2-shin amerikan, me sistemin e krahëve që i mundëson të fshihet nga radarët e madje ta bëjë t’u mbijetojë edhe avionëve amerikanë, transmeton lajmi.net.
Rusia e ka vënë këtë dron në një mision, për të cilën asgjë nuk është bërë e ditur, por që pritet se do të përcaktojë sistemin mbi të cilin do të ndërtohen avionët e brezit të ri.
Një tjetër avion që ka nxjerrë Rusia së fundmi është SU-57, që po ashtu ka një farë ngjashmërie me Okhotnikun. /Lajmi.net/
